Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes
Kuriozitete
May 15, 2022 - 08:20
Data 15 maj shënohet si Dita Ndërkombëtare e Familjes, e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Shënimi i kësaj dite ka të bëjë me ndërgjegjësimin për problemet dhe çështje familjare, duke kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet kosovare.
Në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë zona të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.
Familjet në të gjithë botën ende përballen me dhunë, pabarazi e shumë probleme të tjera.
Në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për këtë ditë. /Zëri