Një 4-vjeçar në Holandë ia merr veturën nënës së tij për një xhiro

Një 4-vjeçar në Holandë ia merr veturën nënës së tij për një xhiro

Kuriozitete May 02, 2022 - 11:14

Një djalë katërvjeçar mund të ketë një të ardhme në Formula 1, pasi mori makinën e nënës së tij për një gjiro në Holandë.

Policia në qytetin qendror të Utrecht tha se fëmija u përplas me dy makina të parkuara të shtunën, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes me pizhame dhe këmbë zbathur.

Kalimtarët e shqetësuar thirrën policinë pasi e panë fëmijën duke ecur i vetëm në rrugë në të ftohtë.

Askush nuk u lëndua ga ky aksident, shkruan BBC, transmeton Zeri.info.

Policia njoftoi se fëmija ishte zgjuar të shtunën kur babai i tij shkoi në punë dhe i kishte marrë çelësat e makinës së nënës së tij "për të dalë në gjiro me makinë".

“Më pas e kuptuam që fëmija mund të ketë qenë shoferi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Katërvjeçarit iu dha një çokollatë e nxehtë në komisariat dhe një arush pelushi, përpara se të ribashkohej me nënën e tij.

Së bashku, ata shkuan në vendin e aksidentit, ku ai u pyet nëse mund të tregonte se si funksiononte makina.

Fëmija, i përshkruar nga nëna e tij si "i shkathët" - hapi makinën me çelës, e futi në ndezës dhe e lëvizi këmbën në friksion dhe pedalet e gazit, tha policia.

Image

Oficerët u kërkuan prindërve që të fshehin çelësat e makinës së tyre tash e tutje.

"Maks Verstappen i riu u gjet në (periferinë e Utrehtit) Overvecht," shkroi policia në postim, një referencë për pilotin aktual holandez në Formula 1. /Zëri