Diamanti blu në ankand, guri më i çmuar në botë mund të shitet për 48 milionë dollarë
Është diamanti më i madh dhe më i çmuar që del ndonjëherë në ankand. Dhe është një zbulim i kohëve të fundit. Diamanti Blu u gjet vitin e kaluar në minierën Cullinan në Afrikën e Jugut, në një prej burimeve të pakta të botës për këto lloj gurësh të çmuar.
Ekspertët shpjegojnë pse ky diamant është kaq i veçantë.
“Është i rrallë për shkak të madhësisë. Është mbi 15 karat. Ka një ngjyrë blu të ndezur dhe në brendësi është pa të meta. Gjithashtu një nga aspektet më të rralla është prerja. Është një prerje me shkallë, e cila kërkon me të vërtetë një ndarje të jashtëzakonshme ngjyrash për ta arritur është prerje me shkallë aq të bukur dhe kjo është vërtetë brilante”, u shpreh Rank Everett, zv.president i “Sotheby”.
Diamanti blu mori vlerësimet më të larta nga instituti gemologjik amerikan për shkak të ngjyrës së veçantë. Guri i çmuar do të dalë në prill në një ankand në Hong Kong dhe pritet që të arrijë një vlerë të majme shitjeje.
“Presim që kjo shitje t’i tejkalojë 48 milionë dollarët, megjithatë nga madhësia që ka, mund të shkojë edhe sipër asaj shifre”.
Në vitin 2014, një diamant blu i quajtur “The Zoe Diamond” u shit në Nju Jork për 32.6 milionë dollarë. Ndërsa një vit më vonë, në Gjenevë u shit “The Blue Moon of Josephine” për 48.5 milionë dollarë./A2