Turisti britanik ribashkohet me dhëmbët e tij artificialë 11 vjet pasi i humbi në Spanjë

Turisti britanik ribashkohet me dhëmbët e tij artificialë 11 vjet pasi i humbi në Spanjë

Kuriozitete February 10, 2022 - 20:56

Një turist që humbi dhëmbët e tij artificial ndërsa villte në një kosh plehrash në një natë me shumë alkool në qytetin spanjoll Benidorm, u habit kur të njëjtit i erdhën me postë 11 vjet më vonë.

Paul Bishop, 63-vjeç, tha se ai “u sëmur” pasi kishte pirë alkool një natë gjatë qëndrimit në resortin spanjoll në vitin 2011, raporton BBC.

Pasi protezat e Paulit u gjetën në deponi, autoritetet spanjolle përdorën të dhënat e ADN-së për ta gjurmuar shtëpinë e tij në Stalybridge, në Greater Manchester, transmeton Zeri.info.

Ai tha se ishte “i tronditur dhe i shtangur” kur pa dhëmbët e tij të humbur prej kohësh.

Duke kujtuar ngjarjet e asaj nate të turbullt, më shumë se një dekadë më parë, Pauli i tha “BBC North West Tonight”: “Unë po e pija ‘ciderin’, por ai vendosi të kthehej mbrapsht. Koshi i plehrave ishte gjëja më e afërt për mua. Kur u drejtuam në lokalin tjetër, shoku im u kthye nga unë dhe më pyeti se ku i kisha dhëmbët”.

Pauli hallakati më kot në koshin e mbeturinave sepse nuk i gjeti më.

Por, kur ata i erdhën me postë, ai tha se “mendonte se dikush po bënte shaka”.

Ai shpjegoi se dhëmbët e tij artificial kishin kaluar nga deponia e bërllokut tek autoritetet.

“Dhe ata kanë gjetur ADN-në time dhe adresën time nga të dhënat britanike dhe e kanë hedhur në postë”.

Pauli e përshkroi të gjithë këtë ngjarje si “të pabesueshme”.

“Të gjithë e dinë historinë e dhëmbëve të mi të famshëm... Do të më duhet të hap një muze të dhëmbëve të Stalybridge”, u shpreh ai. /Zëri