Për të jetuar në këtë vend, duhet të heqësh apendicitin dhe nuk duhet të mbetesh shtatzënë

Për të jetuar në këtë vend, duhet të heqësh apendicitin dhe nuk duhet të mbetesh shtatzënë

Kuriozitete January 15, 2022 - 21:17

Një qytezë e largët në Antarktidë, është shumë mikpritëse për të gjithë, por për të jetuar aty ka vetëm një kusht: duhet të kesh hequr apendicitin. Kjo vlen edhe për fëmijët që shkojnë për të jetuar në ishullin Villas Las Estrellas, një ishull i vogël, pjesë e kontinentit të ngrirë, ku në verë raportohet se jetojnë deri në 150 persona, ndërsa në dimër vetëm 80.

Qyteza, që është njëkohësisht edhe një bazë kërkimore, ndodhet në ishullin King George, është zyrtarisht pjesë e territorit kilian në Antarktidë. Është vetëm një nga dy vendbanimet civile atje, ku njerëzit mund të jetojnë me muaj, ndoshta edhe me vite, sipas BBC.

Në shumicën e rasteve, banorët janë shkencëtarë ose personel ushtarak, por ata që vendosen atje për periudha të gjata, marrin edhe familjarët e tyre me vete. Para se të zbarkojnë në ishull, të gjithë duhet të kenë kryer operacionin e thjeshtë, shkruan A2.

Në qytet ka vetëm disa ndërtesa banimi, një postë, një shkollë të vogël, një bankë dhe një dyqan për pajisje dhe ushqime të ndryshme. Detyrimi për heqjen e apendicitit vjen nga fakti që në ishull nuk ka spital, më i afërti është më shumë se 1000 kilometra larg, nga pika më veriore e ishullit. Si rrjedhojë, do të ishte fatale për këdo që do të kishte nevojë urgjente për operacion, që të shpëtonte.

Mundësitë e pakta për kujdes shëndetësor kanë bërë që banoret femra të ishullit të rekomandohen të mos mbeten shtatzënë gjatë qëndrimit aty.

Temperaturat në ishull arrijnë deri në -37 gradë celsius dhe për këtë në dimër, të gjithë qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi, pasi rrezikojnë të ngrijnë. Prandaj ishulli është më shumë i populluar gjatë verës, kur temperaturat arrijnë deri në -2 gradë celsius.