Nju Jorku shënon rikthimin e koronavirusit në mënyrë të veçantë, organizon koncert falas
Nju Jorku po shënon kthimin e koronavirusit në një mënyrë mjaft të veçantë.
Ata po shënojnë rritjen e numrit të rasteve me një koncert falas me plotë këngëtar në Central Park të shtunën, shkruan Reuters, njofton Klankosova.tv.
“Ne po rihapim Nju Jork City për pjesën tjetër të botës dhe muzika do të jetë katalizatori,” tha producenti i rekordeve Clive Davis, i cili është edhe njëri nga organizatorët.
Bruce Springsteen, Barry Manilow, Andrea Bocelli, The Killers, Patti Smith, Polo G, Filarmonia e Nju Jorkut dhe Paul Simon janë disa nga performuesit e koncertit e të shtunës.
Koncerti, i mbështetur nga kryebashkiaku Bill de Blasio, ka për qëllim gjithashtu të festojë qëndrueshmërinë e Nju Jorkut, një nga qytetet më të prekura të SHBA në fillimin e pandemisë në pranverën e vitit 2020.
“Kjo është një festë e qytetit tonë, e çdo familje që u përball me sfida të jashtëzakonshme vitin e kaluar dhe e kapërceu,” tha De Blasio.
Në këtë koncert pritet që pjesëmarrës të jenë rreth 60,000 njerëz por të cilët obligohen të kenë dëshmi se janë vaksinuar ose janë testuar negativ me koronavirus.