Vendi që nuk ka mjekë, një foshnje qan pas 50 vitesh në ishullin grek
Kuriozitete
July 12, 2021 - 13:16
Banorët e ishullit të largët grek, Halki kanë dëgjuar për herë të parë pas 5 dekadash të qarat e një të porsalinduri.
Helikopteri nuk mbërriti në kohë, në mënyrë që si zakonisht, gruaja shtatzënë të transportohej në qytetin më të afërt dhe kështu foshnja lindi në ishullin e largët.
Megjithëse ardhja në jetë e fëmijës solli gëzim, ngjarja nxori në pah një problem me të cilin përballen banorët e ishullit të largët ku nuk ekziston infrastruktura e nevojshme, ndërsa gratë nuk kanë qasje te një mjek.
Kështu që ata janë të detyruara të shkojnë në një ishull apo qytet më të madh qoftë dhe për një ekzaminim të thjeshtë mjekësor gjatë shtatzënisë së tyre. Vogëlushja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë./gazetaexpress