Bashkimi bën fuqinë: Luani ikën nga buajt dhe hipën në dru nga frika
Një luan i frikësuar u detyrua të hipte në një dru, pasi një kope e buajve që po e ndiqte vendosi t’i kthehet sulmuesit dhe ta ndiqte atë.
Luani u ngjit në dru pas një përpjekjeje për ta ndjekur kopenë e buajve në Masa Mara të Kenisë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Luani iu bashkua katër luanëve të tjerë për ta ndjekur kopenë prej rreth 500 buajve. Megjithatë, kur buajt panë se luanët po afrohen, ata nuk ikën por filluan t’i ndiqnin kafshët grabitqare, duke e detyruar njërin luan që të ngjitet në dru.
Fotografi norvegjez, Olva Thokle, i cili i bëri fotografitë e çuditshme, tha se bualli më i fuqishëm nga kopeja u nis drejt luanëve dhe tre prej tyre ikën shpejt, ndërsa luani i katërt u rrethua nga buajt dhe s’mundi të ikte.
“Ai pa një dru në savanën e madhe dhe u ngjit për t’u siguruar nga bualli i madh. Ai qëndroi në dru për gati një orë, para se buajt të largoheshin”, tha norvegjezi.