Shkencëtarët zbulojnë një lloj peshkaqeni që shndrin në errësirë

Shkencëtarët zbulojnë një lloj peshkaqeni që shndrin në errësirë

Kuriozitete March 04, 2021 - 21:23

Disa shkencëtarë në Zelandën e Re kanë fotografuar një specie të veçantë peshkaqeni i cili shndrin në errësirë.

Studiuesit nga Universiteti Katolik i Levan në Belgjikë dhe Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime Ujore dhe Atmosferike (NIËA) në Zelandën e Re kanë qenë të përfshirë në zbulimin e ri.

Ata janë shprehur se këto gjetje mund të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën sesi ne e shohim “jetën në ujërat e thella”; një nga ekosistemet më pak të studiuara në planet. 

Dr. Jerome Mallefet, i cili udhëheq hulumtimet në laboratorin e biologjisë marine në Universitetin e Levanit, tha për Euronews se për të “ka qenë një ëndërr” mundësia për të fotografuar këtë specie.

 

New research has confirmed three species of sharks found in New Zealand waters are ‘bioluminescent,’ meaning they can...

Posted by NIWA New Zealand on Tuesday, March 2, 2021

“Ne dimë se nga 540 specie të peshkaqenëve, vetëm 57 mund të prodhojnë dritë. Por kjo specie jeton 200 metra nën sipërfaqen e oqeanit, ndaj është shumë e vështirë për t’i observuar”, shtoi ai.

“Gjithashtu ... ky është më i madhi me një gjatësi deri në 1.80 metra. Është më i madh se unë, në fakt, është edhe më i shndritshëm se unë pasi ka aftësi që të prodhojë dritë, ndërsa unë jo”, tha Dr. Mallefet.