Bomba 1-tonëshe e Luftës së Dytë Botërore shkakton dëme në qytetin britanik

Bomba 1-tonëshe e Luftës së Dytë Botërore shkakton dëme në qytetin britanik

Kuriozitete February 28, 2021 - 22:33

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar në qytetin britanik të Exeter duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë banesa të zonës.

Bomba 1-tonëshe u gjet rastësisht nga një rezident ndërsa punonte për zgjerimin e kopshtit të tij dhe duke qenë se mjeti shpërthyes ishte shumë i vjetër xhenierët vendosën të kryenin një shpërthim të kontrolluar për të shmangur ndonjë fatalitet.

Qindra banorë u evakuuan dhe tashmë pas shpërthimit atyre iu është kërkuar që të mos kthehen në shtëpitë e tyre të paktën deri në mbrëmje nga frika e ndonjë elementi të rrezikshëm në ajër./A2news

Image

Image

Image

Image