4-vjeçarja zbulon rastësisht gjurmën e dinosaurit në plazh
Një gjurmë dinosauri e ruajtur në mënyrën më perfekte u zbulua rastësisht nga një vajzë e vogël 4 vjeç në plazhin e Bendricks Bay në Uells. Vogëlushja kishte dalë shëtitje buzë detit me prindërit e saj, kur bëri zbulimin mahnitës.
Kuratorja e paleontologjisë në Muzeun Kombëtar të Uellsit, Cindy Howells e përshkroi këtë zbulim si ekzemplarin më të mirë i gjetur ndonjëherë.
Gjurma e gjetur që ishte fosilizuar në një gur dyshohet të jetë 220 milionë vjeçare dhe dyshohet t’i përkasë një dinosauri rreth 75 cm të gjatë, që shkencëtarët nuk e kanë identifikuar ende.
Shenja të të ngjashme janë gjetur më herët në SHBA dhe mendohet se i përkasin dinosaurit Coelophysis.
U desh të kërkohej leje e veçantë nga Burimet Natyrore Uells për të marrë zyrtarisht gjurmën, me fosilen e nxjerrë këtë javë dhe për ta çuar në Muzeun Kombëtar Cardiff ku do të ruhet./a2cnn