Zonjat e para të Shtëpisë së Bardhë, shfaqen në Washington portretet më domethënëse
Jill Biden është zonja e parë e 46-të e Shteteve të Bashkuara. Galeria Kombëtare e Portreteve në Uashington u kushton një ekspozitë zonjave që i paraprinë.
Shtëpia e Bardhë ka tashmë një pronare të re. Është Jill Jacobs, gruaja e Joe Biden që nga viti 1977, zonja e parë italo-amerikane e Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu e para që nuk do të lërë punën e saj (ajo është mësuese), ndërsa bashkëshorti do të jetë në zyrën më të rëndësishme të botës.
Përkrah burrave të tyre. Shpesh të harruara dhe gjithmonë në prapavijë, gratë që kanë zgjedhur të qëndrojnë përkrah presidentëve të SHBA-së janë tani dhe deri më 23 maj në qendër të vëmendjes në ekspozitën e Portretit Kombëtar ” Every Eye is Upon Me: First Ladies of the United States“. Galeria e Uashingtonit. Janë të gjitha atje, që nga pionierja Martha Ëashington te Michelle Obama, zonja e parë afro-amerikane, mbesë e skllevërve si ata që familja Uashington kishte në plantacionin e tyre në Virxhinia, te zonja e parë në ikje Melania Trump, një ish-modele sllovene.
Ekspozita është një paradë e më shumë se 60 portreteve të grave të para të Amerikës, ka 45, por për secilën ka më shumë imazhe, të cilat edhe vetëm me zgjedhjen e veshjes dhe pozës së marrë, zbulojnë shumë nga personalitetet e tyre dhe të këtij statusi unik në evolucion të vazhdueshëm./a2cnn