Miçigan, fiton një miliard e 50 milionë dollarë në lotari
Një person në Miçigan zotëron biletën fituese prej 1 miliard e 50 milion dollarëve, të quajtur Mega Millions, shuma e tretë më e madhe e fituar deri më sot një një lotari amerikane.
Bileta fituese u ble në një dyqan Kroger në periferinë Novi të Detroitit, thanë autoritetet e Lotarisë së Miçiganit.
Shuma e lotarisë Mega Millions kishte vazhduar të rritej që nga 15 shtatori. Çmim i radhës i së njëjtës lotari vlerësohet të jetë 20 milion dollarë.
Shpallja e biletës fituese u bë të premten mbrëma. Vetëm dy ditë para kësaj lotaria tjetër Powerball shpalli biletën e saj fituese në shtetin Merilend, me një shumë prej 731.1 milion dollarësh.
Fituesi mund të zgjedhë mënyrën se si do të paguhet, siç janë pagesat me këste që zgjasin 30 vjet. Shumica e fituesve zgjedhin një shumë parash që paguhet në dorë. Për lotarinë Mega Millions kjo do të ishte 557 milion dollarë pasi të jenë hequr taksat, transmeton VOA.