Gjejnë çokollatën 120-vjeçare, habiten edhe ekspertët
Biblioteka kombëtare e Australisë ka zbuluar në mesin e koleksionit të gjërave personale të këngëtarit australian Benjon Paterson, një kuti me çokollatë të vjetër afro 120 vjet, e cila për çudi ishte në gjendje të mrekullueshme.
Ekspertët australianë e zbuluan çokollatën në një kuti, që i ishte dhënë asokohe ushtarëve që luftonin. E gati 120 vjet më vonë, çokollata ishte pothuajse e paprekur dhe e “freskët: që habiti edhe ekspertët e kësaj fushe.
“Kemi ndjerë një aromë interesante derisa e hapëm kutinë. Aty e kuptuan se bëhet fjalë për çokollatë të futur në kuti”, ka deklaruar Jennifer Todd. Çokollatat në kuti ishin porositur nga mbretëresha Victoria për ushtarët që luftonin.
Në secilën prej tyre ishin të shtypura mbishkrimet: “Afrika e Jugut 1900. Ju uroj Vitin e Ri, Victoria RI”. Prodhuesi i çokollatave “Kedberry” kishte bërë të ditur se ishin porositur rreth 35 tonelata çokollatë për ushtarët, të cilat i pagoi drejtpërdrejtë mbretëresha./Kultplus