Këto janë fjalët më të kërkuara në Google për 2020

Këto janë fjalët më të kërkuara në Google për 2020

Kuriozitete December 26, 2020 - 23:30

Sipas të dhënave të publikuara në Internet, fjalët më të kërkuara në Google është rrjeti social “TikTok” që u kthye në viral gjatë karantinës në pranverë edhe gjëja që i druhen të gjithë “vdekja”.

Ndërkohë që terma të tjerë që kryesojnë listat e motorëve të kërkimit janë në lidhje me pandeminë e Covid-19, të cilat janë fjalë si “maskë”, ”pandemia”, ”papunësia” ndërkohë që interes të madh këtë vit kishin edhe zgjedhjet në SHBA, ku fjalët “Joe Biden” dhe “Donald Trump” kishin një numër të madh klikimesh në rrjet.

Gjithashtu edhe basketbollisti që humbi jetën Kobe Bryant është një nga emrat më të kërkuar të Google së bashku me afro-amerikanin George Folyd, i cili u vra nga një polic në muajin maj në SHBA.

Disa ditë më parë Google ka publikuar edhe listën vjetore të emrave më të kërkuar në Google për vitin 2020:

1. Shakira

Performanca e saj në “Super Bowl” së bashku me JLo ishte ndër më të komentuarat, ndaj nuk është habi ta shohim emrin e saj tek më të kërkuarit.

2.Vanessa Bryant

Partnerja e legjendës së futbollit, Kobe Bryant, që u nda nga jeta në janar të vitit 2020 së bashku me vajzën 14-vjeçare, , si pasojë e një aksidenti fatal me helikopter.

3. Jacob Blake

Në 23 gusht, Jacob Blake, një njeri me ngjyrë që jetonte në Kenosha Wisconsin, u qëllua 7 herë në shpinë, në sy të fëmijëve të tij nga një oficer policie, teksa ecte drejt makinës së tij.

4. Kanye West

Këtë vit, Kanye West kandidoi për president të Shteteve të Bashkuara, duke marrë 60,000 vota.

6. Kamala Harris

Më 7 nëntor, Harris u bë gruaja e parë dhe gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur si zëvendës presidente në Amerikë.

7. Joe Biden

Joe Biden fitoi bindshëm zgjedhjet elektorale 2020 në SHBA, duke mundur Donald Trumpin./Telegrafi

Image