Lirohet nga burgu “Angelina Jolie e Iranit”, zbulohet fytyra e saj e vërtetë

Lirohet nga burgu “Angelina Jolie e Iranit”, zbulohet fytyra e saj e vërtetë

Kuriozitete December 18, 2020 - 21:26

Një vajzë iraniane, e cila u bë e famshme në Instagram duke postuar foto ku dukej si një version i frikshëm i Angelina Jolie, është liruar nga burgu, ku mbahej nga regjimi i Iranit për mosrespektim të Shtetit Islamik në rrjetet sociale.

19-vjeçarja Fatemeh Khishvand nisi të modifikonte jashtëzakonisht shumë fotot e saj në vitin 2017 dhe atëherë tha se kishte bërë 50 operacione që t’i ngjante aktores Angelina Jolie. Dy vite më pas (tetor 2019) pranoi se thjesht bënte tualet dhe përdorte Photoshop për fotot e postuara në Instagram, por policia e arrestoi menjëherë pas rrëfimit në televizionin shtetëror.

Akuzat ishin blasfemi, nxitje dhune, përfitim të ardhurash në mënyrë të papërshtatshme dhe ndikim për keq te rinia e vendit.

Pas presionit të madh mediatik, e reja u lirua nga burgu./A2news