Në dasmën e fshehtë në Brooklyn marrin pjesë 7 mijë dasmorë pa maska, guvernatori i New Yorkut reagon: Shkelje e rëndë e ligjit
Kuriozitete
November 24, 2020 - 10:00
Sinagoga në Brooklyn të New Yorkut ka qenë nikoqire e një martese, ku kanë marrë pjesë mbi 7 mijë njerëz pa maska në mes të pandemisë së coronavirusit, shkruan New York Post.
Në videot e publikuara më poshtë, mund të shihet sinagoga Satmar e stërmbushur, kurse ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor.
“Do të duhej të fillonin hetimet mbi pretendimet se është mbajtur e fshehtë një dasmë ku kanë marrë pjesë mijëra mysafirë pa maska”, ka deklaruar guvernatori i New Yorkut, Andreë Cuomo.
Ai ka shtuar se nëse vërtetë një gjë e tillë ka ndodhur, atëherë fjala është për “shkelje të rëndë të ligjit”.
“Ajo çfarë ka ndodhur është ilegale. Gjithashtu bëhet fjalë për mosrespektim të qytetarëve të New Yorkut”, ka shtuar Cuomo. /Telegrafi/