Vogëlushi në Gjermani u lind plot 6.7 kilogramë
Kuriozitete
November 02, 2020 - 22:28
Një nënë e re 32-vjeçare në Gjermani ka sjellë në jetë një djalë, që peshonte plot 6.7 kilogramë dhe ishte i gjatë 57 centimetra. Rasti i veçantë ka ndodhur në klinikën Carl Thiem, në qytetin Cottbus, shkruan Top Channel.
“Pas 25 vitesh në obstetrikë, për mua është hera e parë që e shikoj një rast të tillë”, u shpreh mjeku Jörg Schreier. Sipas mjekëve, nëna e vogëlushit pasi vuante nga diabeti, në javën e nëntë të shtatzënisë injektoi në trupin e saj insulinë,.
Kjo sipas tyre u bë shkak që fëmija të lindte aq i shëndetshëm. Raportohet se foshnja u mbajt për 2 javë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tani i është bashkuar mamasë.