Shatori i vitit 2020, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë
Shtatori i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë, sipas shërbimit të klimës së BE, duke e vendosur vitin 2020 më afër rekordit të vitit më të nxehtë.
Shtatori i vitit 2020 ishte 0.05 gradë Celsius më i ngrohtë se i vitit 2019 dhe regjistroi shtrirjen e dytë më të ulët të akullit në detin Arktik, si për mesataren ditore ashtu edhe për atë mujore.
Kjo vjen pas një periudhe me temperatura jashtëzakonisht të larta në brigjet e Siberisë Veriore në Lindjen e Mesme, ndërsa Europa gjithashtu përjetoi një valë nxehtësie.
Këto shifra të fundit të temperaturës tregojnë se planeti është në të njëjtin nivel me temperaturat e vitit 2016, që është regjistruar si viti më i ngrohtë deri më tani dhe, në varësi të muajve në vijim, 2020 mund ta tejkalojë këtë rekord./euronewsalbania