Shkencëtarët zbulojnë se toka është më e re se sa kishin menduar
Zemra e Tokës është e re. Është krijuar një miliard vjet më parë bërthama e saj e brendshme, që përbëhet nga hekuri në gjendje të ngurtë, duke e bërë fushën magnetike edhe më të fuqishme.
Sipas studimeve të një grupi ndërkombëtar ekspertësh të kryesuar nga Universiteti i Texasit, mendohet se Toka është krijuar 3 miliardë vjet më parë, por brendësia e saj ka përfunduar krijimin vetëm para rreth 1 miliardë vjetësh.
Njeriu ende nuk e ka eksploruar thellësinë e planetit tonë dhe dimë pak mbi këtë. Por në bazë të studimeve dhe krijimit të kushteve fizike që mendohet se janë, konkluzioni është i saktë.
Kërkuesve i janë dashur 2 vjet për të rikrijuar në laborator kushtet e thellësisë së Tokës, ku mendohet se presioni është mbi 1 milionë atmosferë dhe ku temperatura mund të krahasohet me atë të sipërfaqes së Diellit.
Në këto kushte ekstreme, çuditërisht përçimi termik i hekurit është 30-50% më i ulët sesa ai që mendohej. Kjo tregon, shpjegojnë ekspertët, që gjeneratori i fushës magnetike te Tokës të varet nga dy mekanizma, temperature dhe përbërja, dhe janë të dy njësoj të rëndësishëm.
Klan Plus