Mjekët heqin tumorin më të madh në botë nga trupi i një pacienteje në Indi
Mjekët në një spital privat në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, larguan tumorin më të madh ovarian në botë nga trupi i një gruaje 52-vjeçare.
Tumori 54 kilogramë, i cili u hoq gjatë një operacioni që zgjati tre orë gjysmë, përbënte gjysmën e peshës së pacientes.
"Gjatë përvojës sime mbi 30 vjet si kirurg, kurrë nuk kam hasur në një rast ku tumori përbën pothuajse gjysmën e peshës së trupit të personit", tha Arun Prasad, specialist i gastroenterologjisë kirurgjikale dhe kirurgjisë bariatrike në Spitalet Indraprastha Apollo, transmeton Anadolu Agency (AA)
Pacientja, banore nga Delhi, kishte fituar peshë muajt e fundit dhe arriti në 106 kilogramë. Ajo u përball me vështirësi në frymëmarrje, ecje dhe kishte dhimbje akute në bark, tha spitali në një deklaratë.
Më tej thuhet se nuk kishte hapësirë ënë barkun e pacientes për të futur pajisje me anë të metodave të ndihmuara nga robotët, kështu që ekipi kirurgjikal bëri operacionin në mënyrë tradicionale më 18 gusht.
"Për shkak të tumorit gjigant, trakti i zorrëve ishte i ngjeshur dhe i rrafshuar, gjë që po bënte presion në zorrë duke çuar në rrezikun e këputjes në vezore”, tha Prasad.
“Për fat të mirë, tumori ishte beninj dhe pacientja nuk kishte komorbiditete, gjë që mundësoi shërim më të shpejtë. Pas operacionit, pesha e saj ra në 56 kilogramë”, shtoi ai.
Në vitin 2017, një tumor 34 kilogramë u hoq nga vezoret e një pacienteje në qytetin jugor Coimbatore.