Pamjet si duket sipërfaqja e Diellit

Pamjet si duket sipërfaqja e Diellit

Kuriozitete July 17, 2020 - 15:29

Mbërrijnë në Tokë imazhet e para të sipërfaqes së Diellit të marra nga sonda Solar Orbiter. Dhe del në pah që sipërfaqja e yllit tonë është e mbushur me shpërthime të vogla e të shkurtra, që ngjajnë me vetëtima, apo shkëlqime të vogla.

Imazhet janë shkrepur nga një distancë prej 77 milionë km larg, gati gjysma e largësisë që ndan Diellin me Tokën. Për momentin nuk mund të përcaktohet nëse këto mikroshpërthime të vogla, apo mikrovetëtima drite janë të lidhura me shpërthimet më të mëdha që shpesh janë vëzhguar në Diell me anë të strumenteve të mëparshme.

Sonda Sola Orbiter është e para e ndërtuar nga njeriu që afrohet kaq pranë Diellit, është realizuar nga një bashkëpunim mes Agjencisë Hapësinore Evropiane ESA dhe asaj Amerikane NASA.

Këto foto dokumentojnë diçka që ende nuk dihej mbi Diellin e çfarë ndodh në sipërfaqen e tij, shpjegojnë entuziastë ekipet ndërkombëtare të ekspertëve që ndjekin misionin nga afër..TvKlan

Image

Image