Babai i 30 fëmijëve bëhet milioner ‘brenda natës’ – pasi zbuloi dy gurë të çmuar

Babai i 30 fëmijëve bëhet milioner ‘brenda natës’ – pasi zbuloi dy gurë të çmuar

Kuriozitete June 26, 2020 - 08:43

Një minator në Tanzani është bërë një milioner brenda natës pasi shiti dy gurë Tanzanit – gjetja më e madhe në vend.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Saniniu Laizer mori 3,4 milionë dollarë nga ministria e vendit për minierat, për gurët e çmuar, të cilët kishin një peshë të kombinuar 15 kg.

“Do të ketë një festë të madhe nesër”, tha z. Laizer, babai i më shumë se 30 fëmijëve.

 

Sipas BBC, Tanzaniti gjendet vetëm në Tanzaninë veriore dhe përdoret për të bërë zbukurime.

Është një nga gurët e çmuar në Tokë dhe një gjeolog lokal vlerëson se furnizimi i tij mund të varfërohet plotësisht brenda 20 viteve të ardhshme.

Karakteristikë e gurit të çmuar qëndron në larminë e ngjyrave të saj, përfshirë jeshile, të kuqe, vjollcë dhe blu.

Ndërsa vlera e tij përcaktohet nga rariteti – sa më e hollë të jetë ngjyra ose qartësia, aq më i lartë është çmimi.

 

Siç bëhet e ditur më tej, z. Laizer minoi gurët, që peshonin 9.2 kg dhe 5.8 kg, javën e kaluar, por ai i shiti ata të mërkurën gjatë një ngjarje tregtare në rajonin verior të Manyara.

Ndryshe, deri më tani, shkëmbi më i madh Tanzanit peshonte 3.3 kg.

 

Madje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi, edhe presidenti John Magufuli e telefonoi për të uruar Z. Laizer për gjetjen.

“Ky është përfitimi i minatorëve në shkallë të vogël dhe kjo dëshmon se Tanzania është e pasur”, citohet të ketë thënë presidenti.

E Laizer, 52 vjeç, i cili ka katër gra, tha se ai do të therë një nga lopët e tij për të festuar duke shtuar se planifikon të investojë në komunitetin e tij në rrethin Simanjiro në Manyara.

“Unë dua të ndërtoj një qendër tregtare dhe një shkollë. Unë dua ta ndërtoj këtë shkollë afër shtëpisë time. Ka shumë njerëz të varfër përreth këtu, të cilët nuk kanë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”.

“Unë nuk jam i arsimuar, por më pëlqen që gjërat të zhvillohen në një mënyrë profesionale. Kështu që unë do të doja që fëmijët e mi të drejtonin biznesin profesionalisht”.

Ai tha se kjo gjë nuk do të ndryshojë stilin e jetës së tij, dhe se ai planifikoi të vazhdojë të kujdeset për 2,000 lopët e tij.

Sipas shkrimit të BBC, disa minatorë në shkallë të vogël si Laizer marrin licencat e qeverisë për të kërkuar Tanzanite.