Prindërit u ribashkuan me djalin e tyre 32 vjet pas rrëmbimit të tij

Prindërit u ribashkuan me djalin e tyre 32 vjet pas rrëmbimit të tij

Kuriozitete May 20, 2020 - 14:42

32 vjet pas rrëmbimit të tij, prindërit janë ribashkuar me djalin e tyre i cili kur ishte 2-vjeç ishte raportuar si i zhdukur, raporton CCTV, transmeton “Zeri.info”.

Në vitin 1988, Mao Yin ishte rrëmbyer në hyrje të një hoteli në provincën kineze Shaanxi, ka raportuar agjencia e lajmeve “Xinhua”. Nëna e tij, Li Jingzhi, i ka thënë “South China Morning Post” se babai i tij po e sillte Maon në shtëpi nga kopshti kur ata u ndaluan në një hotel për të pirë ujë.

Që nga ajo kohë, prindërit e tij nuk janë ndalur së kërkuari atë, ndërkaq nëna e tij e kishte lënë punën dhe ishte bërë pjesë e një grupi të quajtur “Baby Come Back Home”, që mbledh informacione për fëmijë tjerë të zhdukur që ka ndihmuar 29 prej tyre të bashkohen me familjet.

Sipas CCTV, Mao e kishte parë Linë të fliste për djalin e saj të zhdukur në televizion më parë, dhe ishte prekur nga këmbëngulja e saj - por as që i shkoi ndër mend se ishte vetë ai djali të cilin Li kishte kaluar dekada duke e kërkuar.

Në fund të prillit, policia në Xian mori një informatë që një burrë në provincën Sichuan e cili kishte blerë një fëmijë nga Shaanxi në fund të viteve 1980.

Policia përdori teknologjinë e njohjes së fytyrës për të analizuar një foto të vjetër të Maos dhe doli me një imazh të simuluar të tij si i rritur, i cili më pas u krahasua me fotografitë në bazën e të dhënave kombëtare, sipas CCTV. Televizioni nuk dha detaje në lidhje me bazën e të dhënave ose për procesin e krahasimit të fotografive.

Pas një sërë hetimesh dhe krahasimesh, policia gjurmoi një burrë në qytetin Mianyang i cili i ngjante imazhit të Maos. Ai më vonë u konfirmua se ishte djali i zhdukur pas testit të AND-së.

Image

Li dhe babai i djalit, Mao Zhenjing, morën lajmin e mirë në Ditën Ndërkombëtare të Nënës dhe të hënën e kësaj jave, ata u bashkuan.

“Nuk dua që ai të më lërë prapë. Nuk do ta lë atë të më lërë sërish”, tha nëna e tij, Li Jingzhi, ndërsa mbante fort dorën e djalit të saj.

Mao, i cili tani drejton një biznes për dekorimin e shtëpive në Sichuan, tha se do të transferohej në Xi'an për të jetuar me prindërit e tij biologjikë.

Autoritetet thanë se janë ende duke e hetuar rrëmbimin fillestar dhe nuk dhanë informacione shtesë për prindërit adoptues të Maos.