Shkrepet fotografia më e pastër ndonjëherë e Hënës

Shkrepet fotografia më e pastër ndonjëherë e Hënës

Kuriozitete May 05, 2020 - 10:30

Një fotograf ka shkrepur një fotografi mahnitëse, shumë të qartë, të kratereve të Hënës, duke kombinuar fazat e saj në një fotografi të vetme.

Andrew McCarthy grumbulloi mijëra fotografi së bashku të fazave të Hënës për të treguar sipërfaqen në një qartësi të jashtëzakonshme, raporton “9gag”, përcjellë "zeri.info".

 Ai kapi imazhet e tij në atë që njihet si ‘terminatori hënor’, vija midis anës së ndritshme dhe të errët të Hënës, për t'u dhënë atyre qartësi dhe kontrast të madh.

“Nga imazhet e Hënës të fotografuara përgjatë dy javëve, mora pjesën e fotografisë që ka më shumë kontrast (pikërisht përpara terminatorit hënor ku hijet janë më të gjatat), i rreshtova dhe i ngjita ato për të treguar strukturën e pasur të të gjithë sipërfaqes (së Hënës)”, u shpreh McCarthy, transmeton Zeri.info. “Më duket pak të them se ishte e lodhshme, sepse Hëna nuk rreshtohet ditë pas dite, kështu që çdo imazh duhej të hartohej në një sferë 3D dhe të rregullohej për të siguruar që secila foto të jetë në linjë”, tha ai.

Fotografitë origjinale janë bërë duke përdorur pajisjet ASI1600MM dhe një edgeHD 800./ZERI