Astronomët thonë se Dielli është në ‘periudhë qetësie’, po shndrit më pak

Astronomët thonë se Dielli është në ‘periudhë qetësie’, po shndrit më pak

Kuriozitete May 03, 2020 - 19:51
Dielli është burimi më i rëndësishëm i energjisë për jetën në Tokë, por sipas një studimi të ri, ai është ‘pak i fjetur’ në krahasim me yje të tjerë në univers.

Astronomë nga institute Max Planck në Gjermani e krahasuan Diellin me qindra yje të ngjashëm dhe zbuluan se ai pluskonte me një fuqi 5 herë më të ulët se ata.

Duke përdorur të dhëna nga teleskopi Kepler i institutit NASA, ata zgjodhën yjet me një temperaturë sipërfaqeje të përafërt, moshë dhe rrotullim të ngjashëm, në galaktikën e Rrugës së Qumështit.

Kërkuesit nuk munden të thonë me siguri nëse Dielli po përjeton ‘një periudhë qetësie’ që prej 9000 vitesh apo është që në origjinë më pak i shndritshëm se yjet e tjerë. /bw/