Gati droni kundër pandemisë, gjurmon njerëzit me temperaturë e me kollë
Kuriozitete
April 22, 2020 - 14:22
Policia në Westport të Connecticut është duke testuar një “dron për pandeminë”, që mund të monitorojë dhe zbulojë personat me probleme infektimi në rrugët e frymëmarrjes në zonat publike.
Raportohet se këta dronë mund të masin temperaturën e njerëzve nga një lartësi rreth 60 metra dhe kanë aftësi të gjurmojnë teshtimash kollën, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, duke përdorur sensorët dhe pamje kompjuterike.
Policia po punon për këtë projekt me kompaninë kanadeze Draganfly, e cila deklaroi për herë të parë në muajin mars se po punon me universitetin e Australisë jugore për krijimin e dronit pandemik.