5 muaj burg për gruan që iu kollit në fytyrë policit
Një grua në SHBA u arrestua nga policia pasi u kolliti në fytyrë policëve. Ajo u dënua me pesë muaj heqje lirie.
Charlene Merrifield, 39 vjeç, u ndalua nga oficerët në South Tyneside pasi u raportua se kishte sulmuar një burrë me thikë dhe kishte dëmtuar një makinë.
Pasi hyri në furgonin e policisë ajo u kollit para policit vazhdimisht, duke kryer një krim në bazë të rregullores së re, transmeton Shqip.
Kur oficerët e pyetën Merrifield për vendbanimin e saj të rregullt, gruaja reagoi duke kollitur në drejtim të tyre.
Kur ata e paralajmëruan se do dënohet me burg për kollitje ndaj policëve, ajo e përsëriti këtë veprim i cili u kap edhe kamerat.
Në video shihet Merrifield, 39 vjeç e cila dëgjohet duke pyetur oficerin: ‘Pse po arrestohem?’
‘Sepse kemi marrë një denoncim për ju me pretendimin se keni sulmuar një burrë me thikë dhe keni dëmtuar makinën e tij’, u përgjigj ai.