Rast i rrallë: Një vajzë 13-vjeçare mbeti shtatzënë nga një djalë 10-vjeçar
13-vjeçarja shtatzënë, nga qyteti i Zheleznogorsk, tronditi botën pasi ajo u shfaq në një shfaqje Televizive Ruse duke pretenduar se babai i fëmijës së saj ishte një i ri me emrin Ivan.
Eksperti mjekësor Dr Evgeny Grekov i cili e ekzaminoi tha: “Nuk mund të ketë qeliza sperme. Ai është akoma fëmijë”. Darya postoi fotografi dhe një video ku tregon veten 20 javë shtatzënë. Ajo e ka bërë të qartë që është e vendosur të mbajë fëmijën, dhe pret që të lindë, transmeton lajmi.net.
The Sun shkruan se ajo është bërë një yll i rrjeteve sociale në Rusi duke zbuluar detaje në lidhje me shtatzëninë e saj me mijëra ndjekës. Me lejen e prindërve, një shfaqje shqetësuese televizive zbuloi fytyrat e fëmijëve në qendër të një çështje që ka shkaktuar polemika të thella në Rusi.
Policët kanë nisur një hetim dhe shkolla e vajzës po ndihmon oficerët. Raportet lokale kanë zbuluar pak për djalin, por llogaritë në rrjetet sociale rendisin dyshjen si “të martuar” në profilet e tyre.
Në shkurt, raportet nga media ruse thanë që Darya pretendonte se ajo kishte shpikur historinë për Ivanin dhe ajo me të vërtetë mbeti shtatzënë pasi u dhunua nga një djalë 15-vjeçar i quajtur Stepan.
Policia dhe Komiteti Hetues Rus nuk kanë komentuar në raportet që një djalë, 15-vjeç, ishte vënë në arrest shtëpiak.