Fshati që po përdor “fantazmat” për t’i mbajtur qytetarët në karantinë
Kuriozitete
April 14, 2020 - 16:04
Një fshat në Indonezi raportohet se po përdorur disa vullnetarë, të veshur si fantazma për të trembut njerëzit të mos dalin nga banesat gjatë karantimit dhe të ruajnë distancim social gjatë pandemisë së koronavirusin.
Fshati Kepuh, në ishullin Java, filloi vendosjen e këtyre “patrullave” muajin e kaluar.
Në folklorin indonezian, këto fantazma të njohura si “pocong” thuhet se përfaqësojnë shpirtrat e bllokuar të të vdekurve.
Indonezia deri më tani ka rreth 4500 raste dhe 400 vdekje të konfirmuara nga virusi, por mendohet se shkalla e vërtetë e infeksionit në të gjithë vendin është shumë më e keqe./A2CNN