4 ditë punë në javë në Valencia

4 ditë punë në javë në Valencia

Kuriozitete February 12, 2020 - 13:37

Më shumë kohë me familjen, mirëqenie dhe produktivitet më i lartë në punë. Këto janë arsyet që kanë bërë drejtuesit lokalë në Valencia të Spanjës të propozojnë vetëm katër ditë punë në javë.

Gazeta spanjolle ABC ka shkruar se qeveria lokale në Valencia ka propozuar 32 orë pune në javë dhe do të subvencionojë kompanitë të cilat do të miratojnë këtë nismë, ndërsa për punonjësit nuk do të ketë ulje page.

Monica Oltra, nënkryetarja e këtij rajoni, është shprehur se javët e shkurtra të punës do të rrisin produktivitetin, por edhe mirëqenien. “Kjo do të na lejojë të rrisim produktivitetin e ekonomisë, të krijojmë më shumë vende pune, gjithashtu të favorizojmë qytetarët të kalojnë më shumë kohë me familjen”, është shprehur Oltra.

Sipas raportimeve në mediat lokale, fillimisht do të jetë sektori privat që do të aplikojë javën me 4 ditë punë. Më parë, edhe Suedia dhe një qytet në Danimarkë kanë propozuar gjithashtu javën me 4 ditë punë për të rritur produktivitetin.