Diçka e mirë ka ndodhur me plakun që në vend të telefonit i shiten guri

Diçka e mirë ka ndodhur me plakun që në vend të telefonit i shiten guri

Kuriozitete February 10, 2020 - 16:27

Një i moshuar në Ferizaj, ishte mashtruar nga një person para disa ditësh, ku në vend të telefonit dikush e kishte mashtruar duke i futur një lodër fëmijësh dhe një guri.

Ngjarja e turpshme e cila doli edhe në media, kishte prekur shumë njerëz, pasi personi që e kishte mashtruar plakun, i kishte thënë se parat po i duheshin për ilaçe dhe prandaj po e shiste telefonin, duke ja mbushur mendjen të moshuarit i cili i kishte dhën 50 euro.

Por pas kësaj ngjarje, ka ndodhur diçka e mirë. Përmes Twitter-it, një qytetare ka kërkuar ndihmë që ta gjente plakun për t’ia blerë atij një telefon, shkruan Zëri.info

Image

Me ndihmën e shumë njerëzve, vajza me emrin Lume Fera, e kishte gjetur plakun duke treguar se pavarësisht dëshirës që t’ia blinin një telefon, ai kishte refuzuar një gjë të tillë.

“Faleminderit prej krejtëve që e keni ba rt, mora info që shumë veta kanë dasht me bo këtë gjest, por ky plaku nuk do kurgjo prej kerkujt”, ka shkruar ajo në Tëitter./ZERI/

Image
Image