Kamarierja befasohet, milarderi i lë bakshish 5,000 dollarë
Pas një bakshishi prej 5.000 dollarë, kamarierja filloi ta pëlqejë punën e saj.
Miliarderi Ernie Boch duke parë një “sfidë të bakshishit” në Facebook, vendosi të marrë pjesë duke e quar në një nivel tjetër, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.
Boch vendosi të linte një bakshish prej 5000 dollarësh pas një vakti prej 157 dollarësh në një restorant deti në plazh, në Salisbury, Massachusetts.
Kamarierja që mori bakshishin, shkroi në Facebook se bujaria e Boch bëri që ajo të pëlqente punën e saj edhe më shumë.
Aktori Donnie Wahlberg la një bakshish të tillë prej 2.020 dollarë në ditën e vitit të ri dhe filloi këtë sfidë të bakshishit në vitin 2020-ën.
Boch ndërtoi një pasuri duke drejtuar kompani për shitblerjen e veturave në zonën e Bostonit dhe ka një pasuri neto prej 1.1 miliard dollarë.