Shkaktoi shumë vdekje, por një sektor po ia “sheh hajrin” koronavirusit
Kuriozitete
February 04, 2020 - 21:29
Koronavirusi ka shkaktuar frikë dhe panik në mbarë botën për shkak të cenimit jetësor.
Efekte negative virusi ka shkaktuar edhe në ekonomi, duke bërë që vlera e tregjeve të aksioneve të zvogëlohet.
Megjithatë, koronavirusi ka ndikuar në rritjen e shitjes së lojërave “online” dhe aplikacioneve për video të shkurtra.
Kësisoj, vlera e aksioneve të kompanive që hedhin në treg lojëra interneti shënoi rritje për dy për qind në Hong Kong, sipas Reuters, transmeton lajmi.net.
Rritje patën edhe platforma Bilibili, makina kërkimore Baidu dhe gjiganti i tregtisë elektronike, Alibaba.
Gjatë kësaj kohe, kur njerëzit po qëndrojnë kryesisht të mbyllur në shtëpitë e tyre, bënë që të popullarizohen edhe aplikacionet për shëndet e palestër