Postieri gjen foshnjën e braktisur të mbështjellë me batanije

Postieri gjen foshnjën e braktisur të mbështjellë me batanije

Kuriozitete February 03, 2020 - 20:25

Një foshnjë një ditësh u gjet i mbështjellë me batanije, i braktisur në shkallët e bodrumit të një ndërtese në Sandringham Road, në lindje të Londrës.

Ishte një postier 36-vjeçar ai që e gjeti, teka ndodhej në turn me një koleg, i cili pikasi “pakon” e pazakontë mesditën e 30 janarit.

Fillimisht nuk i kushtoi rëndësi, duke menduar se ishin plehra, por më pas u rikthye për të kontrolluar, ku gjeti vogëlushin.

“Kur hoqa batanijen pashë se brenda ishte një fëmijë shumë i vogël. Kolegu im Paul e mbështolli menjëherë foshnjën dhe e futi në furgonin tonë, ku ndezi ngrohjen për ta mbajtur ngrohtë. Ndërsa unë kërkova ndihmë”, tregon për mediat vendase postieri Edward Holton.

Foshnja iu dorëzua policisë, ndërsa vogëlushi u pagëzua me emrin Edward, njëlloj si postieri që e shpëtoi.

Për foshnjën tashmë po kujdesen autoritetet angleze që merren me foshnjat e braktisura.

Image

 

Image