Toka do të hyjë në ‘Mini-epokën e Akullnajave’, shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e frikshëm

Toka do të hyjë në ‘Mini-epokën e Akullnajave’, shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e frikshëm

Kuriozitete February 03, 2020 - 17:13
Sipas mediave të huaja, shkecëtarët kanë thënë se Toka me shumë gjasa do të përfshihet në “Mini epokën e akullnajave.

Toka mund të përballet me një mot shumë të ftohtë dhe stuhi dëbore gjatë 30 viteve të ardhshme, pasi pritet të hyjë në “Mini-epokën e Akullnajave”, ka paralajmëruar një shkencëtar.

Vitet e fundit, por kryesisht në këtë 6 mujor, Bota është përballur me një sërë problematikash, fatkeqësi natyrore, ku qindra njerëz kanë gjetur vdekjen.

Ndërkohë, që sapo kemi kaluar edhe muajin më të ftohtë të vitit, shkencëtarët kanë deklaruar se toka mund të përballet me stuhinë më të forta të dëborës në  30 vitet e fundit.

Sipas mediave të huaja, shkencëtarët kanë thënë se Toka me shumë gjasa do të përfshihet në “Mini epokën e akullnajave.

Ky i ftohtë i një niveli kaq të lartë,do të vijë si shkak i hyrjes së Diellit në ‘letargji’ natyrale. Më pas për këtë shkak bota  do të përballet me mungesa të ushqimit, ulje temperaturash në mbarë globin.

Ndërsa NASA ka deklaruar se Dielli do të përçojë më pak energji se më parë në Tokë.