Ndalohet pirja e duhanit në plazhe dhe parqe publike në këtë shtet

Ndalohet pirja e duhanit në plazhe dhe parqe publike në këtë shtet

Kuriozitete October 14, 2019 - 12:56
detajet

Kalifornia ka ndaluar pirjen e duhanit në plazhe dhe në parqet shtetërore.

Projekt-ligji, i cili u nënshkrua nga Guvernatori Demokratik Gavin Neësom të premten, gjithashtu do të ndalojë hedhjen e cigareve në plazhe, shkruan Indeksonline.

Shkelësit e ligjit të ri do të përballen me një gjobë prej 25 dollarë.

Në këtë shtet, ishin bërë përpjekje të vazhduara për ta ndaluar këtë  në vitet e kaluara.

Shteti do të shpenzojë afërsisht 2 milion dollarë për sinjalizim përgjatë plazheve publike për të informuar kalifornianët për ligjin e ri.