Dhërmiu, fshati me më së shumti kisha në botë
Dhërmiu, fshati turistik i Himarës, është një prej vendeve bregdetare më të bukura në jugun e Shqipërisë. Mirëpo, ajo që e karakterizon këtë pjesë, janë kishat e shumëta që gjenden aty, e që ndodhen plot 46.
Banorët e Dhërmiut njihen për mirësjellje dhe një jetë mjaftë tradicionale, derisa edhe greqishten e kanë gjuhë të përbashkët.
Dhërmiu në shumicë ka banorë që i takojnë besimit ortodoksë, mirëpo nuk kanë qenë edhe aq të hapur ndaj besimeve të tjera.
Madje, këtë fshat turistik përveç bregdeti dhe uji i pastër me një kaltërsi si xhami, e karakterizojnë edhe kishat, ku gjenden mbi 40 të tilla.
Kjo e bën Dhërmiun fshatin me më së shumti kisha në botë, që ia shton atij edhe një tipar e arsye se pse duhet ta vizitoni patjetër.
Aktualisht në Dhërmi jetojnë rreth 80 familje, të cilat erdhën në këtë zonë kur turizmi mori hov të madh, ndërsa në vitet e 90’ta, ndodheshin vetëm 20 të tilla. /Metro