Çokollata e zezë është ilaç për trurin – e forcon memorien dhe përqendrimin

Çokollata e zezë është ilaç për trurin – e forcon memorien dhe përqendrimin

Kuriozitete May 01, 2019 - 17:53
Lexoni detajet e fundit

Harrojeni këshillën se duhet ta hani një mollë në ditë. Nëse vërtet dëshironi ta mbani doktorin larg jush, atëherë provoni të hani një copë çokollatë çdo ditë.

Konsumimi i rregullt i çokollatës mund t’jua ndihmojë trurin të mos ketë probleme të dobësimit të aftësive kognitive, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët italianë, transmeton Telegrafi.

E mbushur me antioksidues dhe hekur, çokollata e zezë veçse njihet si zgjedhje e mençur për adhuruesit e ëmbëlsirave.

Vetitë që i posedon për përforcimin e trurit janë të mahnitshme.

Shkencëtarët thonë se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë jua përmirëson vëmendje, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, memorien, rrjedhshmërinë verbale, etj.

Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Frontiers in Nutrition”.