'Vajza ujk' rruan fytyrën dhe tregon për herë të parë sesi duket -Video

Kuriozitete January 04, 2018 - 14:44

Vajza e cila në vitin 2010 ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si "personi me më së shumti qime në botë" në rrjetet sociale ka publikuar një foto interesante dhe tregoi se si duket pa një mjekër të madhe e cila mbulon të gjithë fytyrën e saj, përcjell "Zeri.info".

Tajlandezja Sumatra Susuphan vuan nga sindroma e Ambras dhe nga fëmijëria e hershme ajo fitoi nofkën "vajza ujk". Besohet se vetëm 50 vetë vuajnë nga ky sindrom në botë.

Edhe pse ajo ishte objekt talljeje, vajza me vendosmërinë dhe fuqinë mendore të saj impresionoi gjithçka rreth saj. Pasi hyri në Librin e Rekordeve Guiness, ajo madje filloi jetën e saj.

Ajo tha se të gjithë silleshin më mirë ndaj saj dhe u bë shumë e famshme në shkollë, raporton Jutarnji list, transmeton zeri.info

Image

“Nuk dua të rruhem. Kjo më bën të veçantë”, tha Sumatra pak pasi ishte bërë e famshme.

Megjithatë, shtatë vjet më vonë, Sumatra vendosi të bëjë një kthesë radikale. Ajo i hoqi të gjitha qimet nga fytyra e saj dhe e postoi foton në Facebook. Shoqëri në foto i bëri edhe burri i saj.

Image

"Ti je dashuria ime e parë, ti je dashuria e jetës sime", shkroi Sumatra në Facebook./Zeri