Ja kush ishin presidentët e SHBA-ve (FOTO)
Deri më tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur 45 presidentë të tyre, përfshirë edhe Donald Trumpin, i cili mbrëmë fitoi zgjedhjet në SHBA.
Presidenti i parë i SHBA-ve, ishte George Washington, i cili ishte zgjedhur më 1789 në krye të SHBA-ve, raporton “Zeri.info”.
Washington kishte qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri më 1797.
Ndërsa, presidenti i 44-të i SHBA-ve, ishte Barack Obama i cili ishte në krey të SHBA-ve për dy mandate, që nga viti 2009 e deri më 2016.
Ndryshe, në Shtete e Bashkuara të Amerikës, asnjë herë në historinë e saj nuk ka qenë ndonjë presidente, pavarësisht faktit se Hillary Clinton, ishte kandidatja e parë femër për këtë post, por që ajo u mund nga kundërshtari i saj republikan Donald Trump. /Zeri.info/