A ka filluar apokalipsi në botë? (Foto)
Gjatë 48 orëve të fundit në botë kanë ndodhur mjaft gjëra, dëshmi këto që sipas teoricienëve, Fundi i Kohës ka ardhur. T’ua hedhim një sy këtyre ‘dëshmive’.
Dëshmia e parë: Louisiana, SHBA
Flooding at LSU... Baton Rouge, LA 10-25 inch rain amounts in the area. pic.twitter.com/AORdwLsJwU
— JohnBelski (@JohnBelskiWLKY) August 13, 2016
Më shumë se 1,000 njerëz janë shpëtuar me varka ose helikopterë në Louisiana të premten dhe të shtunën, përderisa përmbytjet “historike” pushtuan vendin nga rruga Baton Rogue deri tek Livingston.
Një numër lumenjsh kanë po vazhdojnë të dalin nga shtrati në Louisiana dhe Mississippi dhe shtypja e ajrit ka rënë për shkak të shiut të madh që ka rënë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Associated Press ka raportuar edhe për disa vdekje deri më tani. Sipas një banori – i cili e braktisi shtëpinë e tij – edhe gjarpërinjtë po detyrohen të dalin, për shkak të ujit.
Dëshmia e dytë: Uashington, D.C.
DC has highest heat index in USA. If only our sports teams were this dominant! (Map via https://t.co/1IIyWo5Zij) pic.twitter.com/LXAxQfYp1M
— Capital Weather Gang (@capitalweather) August 13, 2016
Rekordi historik i nxehtësisë u thye sot pasi temperaturat në kryeqytetin e SHBA shkuan mbi 38 gradë C. Madje, është lëshuar edhe një paralajmërim për të nxehtin e madh, duke i këshilluar njerëzit që të qëndrojnë brenda dhe të hidratuar.
LEXO EDHE: Ja si e krijon NASA shiun (VIDEO)
Dëshmia e tretë: Kalifornia Qendrore
Zjarri vazhdon të bëjë bujë nëpër Kaliforninë qendrore, duke shkuar në 70,000 akra në madhësi të premten. Zjarri, i cili filloi në fund të korrikut kur dikush ia futi zjarrin një kampi, e ka vështirësuar edhe trafikun ajror dhe atë tokësor. Deri në fund të gushtit raportohet se zjarri mund të gëlltitë deri mbi 150,000 akra.
Dhe në mesin e gjitha gjërave të këqija që po ndodhin nëpër botë - përmbytje, tërmete, temperatura të larta - teoricienët besojnë se apokalipsi ka filluar. /Gazeta Express