Jamala çon 'Eurovision'-in në Ukrainë

Kultura May 16, 2016 - 08:44

“1944”, kënga që i është kushtuar dëbimit të tatarëve nga Krimea, në kohën e Joseph Stalin, ka fituar këtë edicion të “Eurovision”-it, që u mbajt në Suedi. 32-vjeçarja, Jamala, në këngën e saj thotë se të huajt vijnë “për t’i vrarë të gjithë”, duke shtuar se “ne nuk jemi fajtorë”, duke kujtuar kështu të kaluarën e popullit të saj. “Ju mendoni se jeni zota”, ka thënë Jamala, duke kënduar këngën e saj, derisa në sfond kishte gjak.

Shteti ukrainas ka marrë 534 pikë me këngën “1944”, për depërtimin e tatarëve nga Krimea në kohën e Stalinit.

“Do të doja që të gjitha këto gjëra të tmerrshme të mos i kishin ndodhur stërgjyshes, dhe do të doja që kjo këngë të mos ekzistonte”, ka thënë Jamala duke qarë. 

Australia është renditur e dyta me 511 pikë, ndërsa Rusia, që është parë si favorite në këtë garë të këngës, është renditur e treta me 491 pikë.

Joe dhe Jake, që kanë përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar me këngën e tyre “You're Not Alone”, është renditur në vendin e 24-të me 62 pikë.

Jamala është e para nga Crimean Tatar që ka performuar në garë dhe kënga e saj shkaktoi polemika për shkak të ngjyrimeve të dyshuara politike.

Në këngën e saj, Jamala i referohet vitit kur Stalini ka dëbuar pothuajse gjithë grupin etnik tartar nga rajoni i tyre i lindjes të Krimesë, që atëherë ishte nën Bashkimin Sovjetik.

Kënga ka zemëruar Rusinë, e cila aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, si tension që u rrit midis dy vendeve.

Sipas medieve ruse, në një intervistë që Jamala kishte dhënë për një televizion, kishte pohuar se kënga ka subjekt politik.

Por presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka uruar fitoren e Jamala-s duke thënë se përformanca e saj ka qenë e “pabesueshme”.

“Sigurisht, kjo këngë ka lidhje me 2014-n”, është shprehur këngëtarja nga Ukraina. “Këto dy vite kanë shtuar aq shumë trishtim në jetën time”, ka shtuar Jamala.

Juritë nga Rusia dhe Ukraina nuk kanë vlerësuar njëri-tjetrin me pikë. Megjithatë numri më i madh i publikut rus ka votuar për këngën e Ukrainës, duke i dhënë asaj 10 pikë, ndërsa publiku ukrainas i ka dhënë Rusisë pikët maksimale prej 12 pikëve.

Ukraina ka befasuar me fitoren e saj, pasi të gjithë basistët dhe komentatorët e “Eurovision”-it që ishin të bindur se Rusia apo ndoshta Australia do ta fitojë këtë garë.

Paraqitja e Rusisë dhe e Australisë nuk kanë mjaftuar për të mposhtur këngëtaren e muzikës xhaz Jamala.

Simon Bennett, kreu i klubit ndërkombëtar i adhuruesve të “Eurovision”-it, OGAE, ka thënë për BBC se ish-sovjetikët “normalisht do të votojnë për Rusinë", duke votuar për të në vend të Ukrainës.

Këngëtarja nga Ukraina i ka kushtuar këngën stërgjyshes së saj e cila u detyrua të largohet bashkë me një të katërtën e një milion tatarëve, si një ndëshkim kolektiv për ata që kanë bashkëpunuar gjatë pushtimit nazist.

Është pritur që Ukraina të renditet në mesin e tre më të mirëve, por një rezultat i papritur mundi Rusinë, e cila aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe është zemëruar nga kënga.

Derisa ka marrë çmimin, e emocionuar Jamala ka falënderuar Evropën për votat. “Unë me të vërtetë dua paqe dhe dashuri për të gjithë”, është shprehur Jamala.

Duke folur për fitoren në prapaskenë, këngëtarja ka thënë: “Është e mahnitshme. Isha e sigurt se nëse flisni për të vërtetën, mund t’i prekni njerëzit”.

Një sistem i ri u prezantua këtë vit, duke siguruar rezultate të veçanta për jurinë dhe votat e publikut të secilit shtet, në vend se të kombinohen siç ka ndodhur vite më parë.

Pasi janë numëruar gjysma e votave, Australia e cila pas një viti është rikthyer për të performuar përsëri, u rendit e para me 320 pikë, me një avantazh ndaj Ukrainës që kishte 211 pikë.

Por “Sound of Silence” e Dami Im nuk arriti t’i marrë të njëjtat vota edhe nga publiku.

Sistemi i ri i pikëve theksoi pabarazinë midis preferencave të jurive dhe publikut.

Në rastin e Polonisë, e cila ishte në vendin e parafundit me shtatë pikë nga juria, ndërsa 227 pikë të publikut janë marrë parasysh ajo u ngrit në renditje.

Kjo gjithashtu ndodhi edhe me Mbretërinë e Bashkuar, e cila ishte vendosur e 17-ta pas votimit të jurisë me 54 pikë, është renditur në 24 nga 26, kur janë shtuar edhe pikët e publikut.

Pavarësisht pozitës së ulët në të cilën kanë përfunduar, Mbretëria e Bashkuar ka shënuar më shumë pikë sesa në vitin 2011, kur në garë ishin Blue.

Duke shkruar në “Twitter”, Joe dhe Jake kanë thënë: “Pavarësisht rezultatit, qëllimi ynë kryesor ishte ta bënim krenare Mbretërinë e Bashkuar. Shpresojmë ta kemi bërë këtë”.

Jamie-Lee që përfaqësoi Gjermanisë përfundoi në vendin e fundit. Me këngën “Ghost”, ajo mori 11 pikë.

Këtë vit “Eurovision” u zhvillua në arenën “Ericsson Globe” në Stokholm dhe u prit nga fituesi i vitit të kaluar Mans Zelmerlow dhe nga televizioni suedez “Mede”.

Justin Timberlake, i ftuar të performojë në “Eurovision”, ka kënduar këngën e tij më të re.