Matematika, e fshehur në art
Arti dhe matematika për shumë është një kombinim që nuk ka fare përshtatje, pasi njëri është domen i shprehjeve emocionale, e pasionit dhe e estetikës, ndërsa tjetri domen i logjikës, i saktësisë dhe i së vërtetës. Mirëpo, po të hulumtojmë më shumë mund të vërehet se këto dy botë, që duken komplet të ndryshme, në të vërtetë kanë shumë të përbashkëta.
Kompozitori Philip Glass pranon se ai qëllimisht nuk vë asnjë përmbajtje emocionale në punën e tij. Ai beson se gjithçka krijohet në mënyrë spontane, si rezultat i të gjitha proceseve që punon. "Besoj se muzika pothuajse gjithmonë ka disa cilësi emocionale në të dhe duket se është e pavarur nga qëllimet e mia. Struktura dhe logjika e brendshme është ajo që drejton përbërjen e saj”, ka thënë Glass, sipas “BBC”-së.
Por më befasuese është roli i emocioneve dhe pasioneve që luajnë në matematikën që njerëzit e krijojnë. Matematika është larg nga të qenit vetëm një listë e të gjitha deklaratave që mund të zbulohen në lidhje me numrin. Ajo është një tregimtare dhe karakteret tona janë numrat dhe gjeometria, ndërsa narratorët janë faktet që krijohen rreth këtyre karaktereve. Praktikat e artistëve dhe e matematikanëve janë shumë të ngjashme, mund të kenë gjuhë të ndryshme, por që të dy botët duken të ngazëllyer kur përballen me modelet dhe kornizat e njëjta. Kjo sipas Për Marcus du Sautoy për të cilin si njerëz kemi zhvilluar shumë gjuhë për të na ndihmuar të lundrojmë në mjedisin tonë.
“Muzika është disiplina artistike, e cila ka rezonuar më së afërti me botën e matematikës”, ka thënë Sautoy duke shtuar se notat muzikore kanë lidhshmëri matematikore. “Si dhe strukturat matematikore janë pjesë përbërëse të arkitekturës”, thotë Sautoy, i cili është profesor i matematikës në Universitetin e Oxford-it.
Ndërsa cilësia abstrakte e muzikës e bën atë një partner natyror me matematikën. Artet pamore kanë një lidhje të qartë në matematikë, pasi në çdo sipërfaqe të pikturës shfaqet gjeometria dhe arkitektura, ka një lidhje shumë të nevojshme me matematikën, pasi ajo garanton që plani i vizatuar në fletë do të mundë të aplikohet në realitet.
“Për mua, një prej zbulimeve më emocionuese ka qenë se edhe arti i fjalës së shkruar ka matematikë të fshehur brenda tij. Poetë, dramaturgë dhe shkrimtarë kanë luajtur me forma të mrekullueshme, modele dhe korniza që kanë forma matematikore”, ka thënë Sautoy, i cili ka hulumtuar praktikat artistike të një game të tërë kompozitorësh, shkrimtarësh, arkitektësh dhe artistësh. “Përmes punës së tyre unë shoh një varg të ideve matematikore për të cilën ata janë të tërhequr, ndonjëherë me vetëdije, por shpesh edhe pa vetëdije”. Marcus du Sautoy ka hulumtuar se si artistët e Rilindjes kanë ndihmuar matematikanët e periudhës, duke gjetur forma për herë të parë nga matematikani i lashtë grek Arkimedi, përshkrimet e të cilit kishin humbur me kalimin e kohës, por u zbuluan nëpërmjet zhvillimeve të vizatimit.