“Pape Satàn Aleppe”, libri i fundit i Umberto Eco-s

Kultura February 24, 2016 - 08:27

“Pape Satàn Aleppe: Chronicles of a Liquid Society” është libri i fundit nga shkrimtari i ndjerë Umberto Eco, i cili ndërroi jetë më 19 shkurt. Libri, i cili do të publikohet në fund të kësaj jave në gjuhën italiane është një koleksion i eseve të Eco-s, të cilat janë publikuar që nga viti 2000 në magazinën javore “L’Espresso”. Shtëpia që do të botojë librin është “La Nave di Teseo”, një shtëpi e re e formuar nga shkrimtarë të rëndësishëm duke përfshirë Eco-n.

Kjo shtëpi u formua si rezultat i frikës që kishin shkrimtarët e shquar ndaj monopolit të shtëpive botuese, pasi kompania botuese “Arnoldo Mondadori Editore”, në pronësi nga familja e ish-kryeministrit italian dhe miliarderi, Silvio Berluskoni, blenë shtëpinë botuese “RCS Libri” në vitin 2015. Eco personalisht dhuroi dy milionë euro për të ndihmuar fondin e “La Nave di Teseo”, ndërsa “Arnoldo Mondadori Editore” tani ka një pjesë tregu prej rreth 38% të botimit të librit në Itali.

Drejtoresha e “La Nave di Teseo”, Elisabetta Sgarbi, e ka quajtur librin e ri një libër ironik dhe se Eco-ja ishte një punëtor i palodhur. “Nuk mund ta kujtoj Umberton në të kaluarën, ende shpresoj se do ta shoh prapë duke punuar. Këto ditë e gjeta një vizatim të dedikuar ndaj ‘Alamo’-s, një emër që kemi menduar t’ia vemi shtëpisë botuese”, ka thënë Sgarbi, sipas “The Guardian”. Përkthimi i librit në anglisht ende nuk ka datë të caktuar dhe pritet të publikohet nga botuesi i tij britanik, Harvill Secker.