Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet
Këshilli Kombëtar i Arteve ka nisur punën, ndërsa sot është mbajtur punëtoria e parë e tij, ku janë diskutuar dhe përcaktuar angazhimet dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se përvoja dhe profesionalizmi i anëtarëve të Këshillit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e politikave kulturore dhe avancimin e artit në vend.
Bogujevci ka theksuar se puna e këtij Këshilli pritet të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi kulturor më të hapur, profesional dhe gjithëpërfshirës, ku artistët do të kenë më shumë hapësirë dhe zë në proceset vendimmarrëse.
Ajo ka përfunduar mesazhin e saj duke u uruar suksese anëtarëve të Këshillit, duke theksuar se përpara i pret shumë punë.