Sonte, edicioni i parë i Festivalit të Fëmijëve në “Akordet e Kosovës”

Sonte, edicioni i parë i Festivalit të Fëmijëve në “Akordet e Kosovës”

Kultura November 01, 2026 - 09:18

Sonte, (të dielën), nga ora 21:00, në kuadër të “Akordeve të Kosovës”, vjen edicioni i parë i Festivalit të Fëmijëve, në organizim të Radiotelevizionit të Kosovës.

Në skenën e madhe të festivalit, fëmijët do të sjellin këngët e përzgjedhura, duke shpalosur zërin, emocionin dhe talentin e tyre.

Festivali i Fëmijëve në “Akordet e Kosovës” rikthehet pas shumë vjetësh, me synimin për të krijuar hapësirë për promovimin e talenteve të reja dhe për pasurimin e skenës muzikore për fëmijë.