Përfundon restaurimi i hanit të familjes Zajmi në Prizren
Kultura
April 07, 2026 - 12:18
Ka përfunduar restaurimi i hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton Ministria e Kulturës.
“Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, duke e bërë atë një pasqyrë të gjallë të historisë dhe identitetit tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Facebook.
MKT-ja më tej ka njoftuar se ky monument i takon fundit të shekullit të 18-të.