173 vjet nga lindja e Van Goghut, piktori gjenial holandez
Vincent Willem van Gogh (shqip: Vincent Villem van Gog) u lind më 30 Mars 1853 në Groot-Zundert te Breda, 29 korrik 1890 në Auvers-sur-Oise, Francë) ishte një piktor hollandez dhe një nga themeluesit më të rëndësishme të modernes.
Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë.
Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas.
Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.
Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.Mes gjenialitetit dhe çmendurisë së Van Goghut
Një artist që lëkundet mes fesë, pikturës, dashurisë dhe çmendurisë. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e papritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat e tij absolutisht të përsosura. Kur flitet për Van Gogh, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale, unike.
Ekzistojnë mijëra hipoteza sëmundjeje. Ata që bazohen në biografi flasin për një lloj sëmundjeje veneriane, ose për sifilizin të trashëguar nga i ati, ose për skizofreni, depresion etj. Ata që bazohen në artin e tij, shohin në pikturat e tij karakteristika të përbashkëta me mijëra pacientë të tjerë që vuajnë nga sëmundje të trurit.
Me mjetet aktuale çdo supozim është i mundur, por asnjë nuk mund të jetë absolutisht i vërtetë. Ajo që na lejohet të themi është se arti i Van Gogh-ut është ndriçues dhe figura e tij e dobët, e vogël dhe vetmuar shpaloset në një realitet gjigant dhe të fuqishëm në historinë e artit dhe të ndjenjave njerëzore.
Van Gogh lindi në Groot-Zundert, një fshat holandez, më 30 mars 1853, nga martesa e Theodorus van Gogh, pastor protestant, dhe Anna Cornelia-s. Ishte i pari i gjashtë vëllezërve, pas vdekjes së të parëlindurit të familjes, që mbante gjithashtu emrin e tij dhe që vdiq pas lindjes ekzaktësisht një vit para tij. Vincent do të kujtojë gjithmonë varrin pas shtëpisë, mbi të cilin shihte të shkruar emrin e tij. Ai ka pasur një fëmijëri të trazuar edhe për shkak të shetësimeve të herëpashershme të prindërve të tij dhe jeta e tij ngjan një ecjeje plor disfata ekzistenciale dhe sociale. Në vitin 1857 lindi vëllai Theodorus, i thirrur shkurt Theo, që do të kishte një rëndësi shumë të madhe në jetën e tij.
Udhëtimi në Evropë
Nga viti 1861 deri në 1868-ën frekuenton shkollën e vendit të tij dhe pastaj kolegjin e Zevenvergen, ku mëson frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe artin e vizatimit. Në vitin 1869 fillon të punojë në një dyqan arti në Aja, i themeluar nga xhaxhai i tij po me emrin Vincent. Kohën e lirë e kalon duke lexuar dhe duke vizituar muze, fillon një korrespondencë me vëllain e tij Theo dhe kalon pushimet tek prindërit në vendin e tij të lindjes. Vitet që pasojnë shënojnë për Van Gogh një udhëtim të vazhdueshëm nga një filial në tjetrin në dyqanin e artit të xhaxhait, transferime që do ta çojnë në Bruksel, Londër e Paris. Një nga punimet e tij më të rëndësishme është edhe “Kafja e natës”.
Predikues mes minatorëve
Në 1876-ën e lë punën përfundimisht dhe niset në një vend afër Londrës, në Ramsgate, ku punon si mësues i përkohshëm, duke marrë si shpërblim vetëm ushqim dhe strehim. Bëhet edhe ndihmës predikues dhe gjithmonë e më shumë dëshiron që t’ia dedikojë jetën fesë, por gjatë një vizitë tek prindërit e tij këta të fundit ngelen të tronditur nga kushtet në të cilat jetonte i biri dhe nuk duan që ai të niset sërish për në Londër.
Xhaxhai Vincent i gjen një tjetër punë, kësaj radhe si shitës në një librari të Dordrecht-it. Van Gogh fillon të jetojë sërish vetëm, frekuenton kihen e vendit dhe përkthen pjesë nga Bibla. E bind të atin që ta lejojë të frekuentojë një shkollë për predikues, por shumë shpejt i ndërpret studimet, të cilat u bënë shumë të vështira për të. E megjithatë, në 1879-ën punon si predikues në minierat e karbonit në Ëasmes të Borinage-s, ku realizon edhe skicat e para. Jeton në një varfëri të skajshme dhe shqetësohet për kushtet në të cilat punojë minatorët, të cilët përpiqet t’i ndihmojë me aq sa mundet.
Por ky veprim shkakton pakënaqësi tek punëdhënësit e tij që e pushojnë nga puna duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe duke e privuar nga talenti i tij. Van Gogh vazhdon të ndjekë prirjen e tij pa marrë asnjë kompensim. Jeton në kushte të vështira dhe vazhdon të lexojë dhe të vizatojë. Në këtë periudhë duhet të kenë filluar krizat që do të shënonin të ardhmen e tij. Vëllai Theo e kritikon për mënyrën se si është katandisur jeta e rij dhe Vincenti i ndërpret marrëdhëniet me të, për t’i rifilluar sërish pas një viti.