101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Kultura March 29, 2026 - 10:09

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ai u vra më 29 mars 1925 në Grykën e Dragobisë nga forcat e lidhura me Ahmet Zogu, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes së tij vazhdojnë të diskutohen edhe sot.

Bajram Curri ishte udhëheqës popullor dhe ushtarak, i përfshirë në ngjarje kyçe historike si Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet për pavarësi.

Ai kontribuoi në organizimin e rezistencës kundër pushtuesve dhe në mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke mbetur një simbol i qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut.